Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi, subjekt i ri politik në Maqedoni


Në Maqedoni lind parti e re politike shqiptar e regjistruar me emrin “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi”. Siç thuhet në kumtesën drejtuar mediave, përveç që përshkruhet struktura partiake, nga kjo parti e re bëjnë të ditur se selia e tyre do të jetë në Tetovë ndërsa kryetar i saj është caktuar Adnan Abdullau-Voka.

“Njoftojmë opinionin publik, mjetet e informimit, të gjithë qytetarët e Republikë së Maqedonisë, se në bazë të kërkesës së një grupi të qytetarëve, shtetas të RM-ës, deponuar në Gjykatë, me date 13.04.2018 për regjistrimin e subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” me vendim gjygjsorë të datës 02.05.2018 i njëjti subjekt është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-ës. I njëjti vendim, nga ana e gjykatës, me datë 17.05.2018 i është dorëzuar personit të autorizuar të subjektit politik, LSHD. Me këtë rast, kryesia e LSHD-ës ka bërë edhe përgaditjet e fundit për promovimin publik te subjektit, ndërkohë pritet caktimi i datës dhe vendit të promovimit nga ana e “Këshillit të Pleqëve” që është i përbërë nga antarë brënda dhe jashtë shtetit, si organ më i lartë partiak që qëndron mbi kryesinë e subjektit dhe vetë kryetarin e sajë.
Në ndërkohë njoftojmë se subjekti politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” do të jetë me seli në Tetovë, ndërsa subjektit, është caktuar që ti prijë Z. Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova.

Shërbimi për informim i LSHD-ës”, thuhet në kumtesën e LSHD-së.