Lëvizja BESA: Vazhdojnë kërcënimet për jetën e Dr. Kahremanit


Lëvizja Besa sot përmes kumtesës njoftoi se po vazhdojnë kërcënimet për jetën e u.d kryetarit të partisë, Nexhbedin Kahremani, dhe për familjarët e tij.

Në kumunikatën e Lëvizjes Besa thuhet se një grup njerëzish të dhunshëm do e sulmojnë ambulancën e Dr. Kahremanit për këtë arsye ato kanë bërë thirrje deri te organet e e rendit që të ndërmarrin masa.

“Për këtë arsye kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë Kahremanin, i cili, pos tjerash, e gëzon edhe imunitetin e deputetit”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast ata i bëjnë thirrje të gjithë aktivistëve të denjë të Lëvizjes BESA që mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse ato së shpejti do të kalojnë dhe BESA do të dalë edhe më fuqishme se që ka qenë.

“Ky është vetëm një proces pastrimi nga materialet që nuk kanë mundur ta durojnë qëndrimin stoik të Besës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.