Lëvizja Besa merr edhe dy drejtori


Në kuadër të seancës së sotme qeveritare, është vendosur që Lëvizja Besa të marrë edhe dy drejtori të reja, përveç atyre ekzistuese që prej kur vendosi të hyjë në koalicionin qeveritar.

Bëhet fjalë për Agjencinë e Barnave dhe Instituti e Sëmundjeve të Mushkërive.

Qail Ibrahimi, kuadër nga Lëvizja BESA, është emëruar sot drejtor i Agjencisë së Barnave. Ndryshe, Qail Ibrahimi është doktor i shkencave farmaceutike, profesor universitar dhe profesionist, si dhe ndër njerëzit e parë në Lëvizjen Besa.

Ndërsa, Arben Labënishti po nga kjo Lëvizje është emëruar drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC. Arben Labënishti, i cili vjen nga Struga, është emër i njohur për opinionin publik.