Lëvizja Besa kërkon nga kryeministri Zaev dy poste të zv.ministrave dhe një sekretar shtetëror, ja dikasteret


Pas konfirmimit tashmë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev si dhe vet Lëvizjes Besa lidhur me postin e ministrit të cilin e merr Lëvizja Besa e Afrim Gashit në rekonstruimin qeveritarë si dhe rritjen e shumicës parlamentare por edhe rikonfirmim të lajmit të Agjencisë së lajmeve Zhurnal të publikuar javë më parë, tashmë Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson edhe postet tjera në eshalonin e dytë dhe të tretë të cilat i kërkon kjo parti, shkruan Zhurnal.mk

Është posti i zv.ministrit të arsimit dhe shkencës si dhe zv.ministri i punëve të jashtme dikastere këto që kërkon t’i drejtojë Lëvizja Besa e Afrim Gashit kërkesë kjo e parashtruar tashmë tek kryeministri Zaev ndërsa në eshalonin e tretë kjo parti kërkon postin e sekretarit shtetërorë në ministrinë e drejtësisë, post ky që në përbërjen e fundit i ka takuar Aleancës për Shqiptarët.