Lesnoski: Ende jam i emocionuar pas fitimit prej 520.000 eurove


Qytetari i Prilepit 48-vjeçar Vane Lesnoski sot është temë kryesore në qytetin e tij të lindjes, madje edhe në Maqedoni, pasi mbrëmë u mësua se e ka fitimin më të madh të basteve sportive prej 520.000 eurosh.

Edhe pas 12 orëve nga lajmi i lumtur ende është i emocionuar dhe nuk po e beson. E takuam në dalje të shtëpisë së tij familjare. Thotë, është nisur të shihet me menaxherin e bastores “Moxart” ku i fitoi të hollat në parashikimin sportiv. Zbuloi se ende ka emocione.

“Mbrëmë kur e prisja rezultatin nga ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve Sevilja – Mançester Junajted dridhesha në pritje. Çdo sekondë ishte pasiguri e madhe, emocion i madh. Dukesha se jam i qetë. Përpiqesha të jem i qetë, t’i mbaj ndjenjat nën kontroll. Më dukej sikur në mjegull, por kur e dëgjova rezultatin, heshta. Është e rrezikshme nëse nuk i kontrollon ndjenjat. Kjo nuk ndodh çdo ditë. Tani, pas 12 orëve jam i lodhur, por ka kohë, do të pushoj”, thotë fituesi me fat Vane Lesnoski.

Vane thotë se ende nuk ka arritur të mendojë se si do t’i shpenzojë të hollat. Lesnoski luaj parashikime sportive, por çdoherë në shuma dhe pagesa të vogla.

“Shpesh mundohesha të mbërrij deri në fitim të madh, me pagesa më të vogla, nëse ‘bie, le të bie’. Vitin e kaluar, saktë në këtë kohë (2 mars) fitova 25.000 euro. Këtë e kisha fitimin më të madh, ndërsa kjo është e pakrahasueshme me asgjë. Më duket se kjo periudhë e vitit është më e lumtura për mua”, shpjegon Lesnoski.