Lënda “Trust” vazhdoi me marrjen në pyetje të ekspertit të dytë


Me marrjen në pyetje të ekspertit në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP-së “Trust”.

Në fillim të gjykimit, mbrojtja dorëzoi dokumente të reja si prova të cilat u pranuan nga Gjykata dhe nga PSP.

Prokurorët e pyetën ekspertin Igor Kostov nëse nga dokumentet nga tenderi për furnizim të pajisjes, makina dhe automjete shihet se ato janë furnizuar. Ai u përgjigj se nga 14.11.2011 në kontabilitetin e “Transmet” nuk janë evidentuar këto makina as nuk është bërë pagesë për to. Kontestuese, siç tha, është që faturat janë regjistruar, ndërsa pastaj janë paguar profaturat.

Seanca pas pushimit të shkurtër vazhdoi me marrjen në pyetje të ekspertit nga ana e mbrojtjes.

Në “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.

Në seancën e kaluar u mor në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai, mes tjerash tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet”-it dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011