LE: Shkupi luajti baraz me Pjunikun


Përfaqësuesi i Maqedonisë në kualifikimet për Ligën e Evropës, Shkupi luajti baraz 3:3 kundër Pjunikut në Armeni.

Edhe pse ekipi ynë ka pasur përparësi me 3:1, në fund duhej të kënaqet vetëm me rezultat baraz dhe me gjasa të mira për plasman në xhiron e ardhshme pas ndeshjes kthyese në Shkup.

Bajrami dy herë (26 dhe 60) dhe Ilieski (43) ishin golashënues për Shkupin, ndërsa për nikoqirët shënuan Vardanian nga penaltia (4), Zhestokov (80) dhe Manuçarian (85).

Ndeshja kthyese është pas një jave, ndërsa nëse e mban rezultatin pozitiv, Shkupi në xhiron e ardhshme do të luajë me Jabllonecin nga Çekia.