Lajmi për negociatat me BE-në? Mogherini viziton Tiranën më 17 prill


Shqipëria pritet të marrë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE dhe lajmin e mirë pritet ta japë shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini.

Mogherini do të vizitojë Tiranën më 17 prill ku dhe pritet që ti dorëzojë progres raportin drejtuesve të qeverisë shqiptare.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.

Pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë në një rekomandim pa kushte nga ana e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë.