Rasti ,,Lagja e Trimave” në Gjykatën e Apelit, Millanov: Nuk ka dëshmi se ka pasur terrorizëm


Në Gjykatën e Apelit në Shkup, me dëshminë e avokatëve të Mbrojtjes, sot vazhdoi seanca publike për ankesat e 33 personave të gjykuar për këmbim-zjarrin e përgjakshëm në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Në seancën publike marrin pjesë vetëm tre prej të akuzuarve, pasi të tjerët dje në mënyrë vullnetare e braktisën seancën, e cila pati fillim të tensionuar me ofendime prej të akuzuarve ndaj gjykatës.

Salla e gjykatës në Gjykatën Supreme, e cila dje ishte e mbushur pothuajse deri në vendin e fundit me forca të shtuara policore, sot është thuajse e zbrazët. Në sallën e gjykatës janë vetëm dy të akuzuar, të cilët në procedurën e shkallës së parë morën aktgjykime për lirim dhe një i dënuar me 12 vjet burg, i nxjerrë nga arresti i shtëpisë si edhe një numër i madh i avokatëve, opinionit dhe gazetarëve.

Avokati, Elenko Milanov, tha se gabimi kryesor në këtë procedurë është në prokurorinë dhe kualifikimin juridik terrorizëm.

“Fakt i pakontestueshëm është se kemi një ngjarje të tmerrshme por gjithashtu fakt i pakontestueshëm është se as si terrorizëm prokuroria nuk mundej ta dëshmojë këtë. Në Lagjen e Trimave policia shkoi të bëjë bastisje sipas urdhrave të dhënë. Por kjo bastisje hasi në rezistencë. Ky nuk është akt ndaj personave të pacaktuar dhe institucioneve të cilat nuk ndërmarrin kurrfarë veprimi. Nuk mund ta trajtojmë këtë si terrorizëm. Jo njëherë është bërë rezistencë e armatosur e forcave policore, por nuk ka pasur terrorizëm. Vlerësoj se prokuroria nuk dëshmoi akt të terrorizmit”, deklaroi Millanov.

Theksoi se gjatë procedurës janë bërë një numër i madh i shkeljeve esenciale, por megjithatë siguria që të pezullohet aktgjykimi është në milimetra.

Kryetare e Këshillit është gjykatësja Cvetanka Periq, e cila në fillim theksoi se lidhur me ankesat fillimisht fjalën do ta ketë mbrojtja ndërsa më pas edhe prokurori publik, i cili siç theksoi ka ankesë vetëm lidhur me pjesën e lirimit.

Vendimin për ankesat, Këshilli gjyqësor i Apelit i publikon publikisht, përmes kumtesës, disa ditë pas përfundimit të seancës publike.