Kuvendi sot voton sërish për ratifikimin e marrëveshjes për emrin


Pasi ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë nuk u nënshkrua nga ana e presidentit të RM-së, ai kthehet për herë të dytë në votim në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet sërish të votojë për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për kontestin për emrin. Kthehet për herë të dytë në votim sepse Ligji nuk u nënshkrua nga ana e presidentit të RM-së.

Për ta votuar ligjin për ratifikim  të Marrëveshjes, Kuvendit i nevojitet shumicë prej 61 vitash “për”. Nëse sërish votohet, marrëveshja në atë rast sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.

Pritjet janë se edhe pas votimit të dytë Ivanov nuk do ta nënshkruajë Dekretin për ligjin për ratifikim të marrëveshjes për emrin dhe se do ta zbatojë të ashtuquajturën veto xhepi, siç bëri me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.