Kuvendi sot pritet të votojë Prokurorin e ri të përgjithshëm


Deputetët sot në seancë plenare do të diskutojnë për propozimin e Qeverisë, Ljubomir Joveski të emërohet Kryeprokuror shtetëror. Joveski është anëtar aktual i Këshillit të prokurorëve publik.

Ka diplomuar në fakultetin e drejtësisë në vitin 1978 me notë mesatare 6.42.

Ai ka 15 vite përvojë si gjykatës dhe 12 vite përvojë si prokuror publik.

Është anëtar i Këshillit për prokurorë publik nga viti 2015. Për zëvendës prokuror është zgjedhur në vitin 2003, ndërsa nga viti 2009 është zgjedhur prokuror publik pa kufizim të mandatit.
Punon si gjykatës nga viti 1987, ndërsa në vitet 1995 dhe 1996 është zëvendës i kryetarit të gjykatës. Katër vite ka qenë kryetar i gjykatës si dhe kryetar i Bordit drejtues të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik.