Kuvendi shkarkoi dy ministrat pa resor


Me propozim të deputetit Samka Ibraimovski, Kuvendi shkarkoi ministrin pa resor Aksel Mehmedovski dhe në vend të tij u emërua Muzafer Bajram. Sipas Ibraimovskit  shkarkimi i Mehmedovskit vjen për shkak të papërgjegjshmërisë së tij në 10 muajt e fundit. Ibrahimovskit beson se ministri i ri Muzafer Bajram do të udhëheq më mirë me projektet në ministri. Përveç Aksel Mehmedovskit, Kuvendi shkarkoi edhe ministrin tjetër pa resor, Adnan Qahil dhe në vendin e tij emëroi Elvin Hasan.

Edhe pse pritej që të ketë shkarkim e tjera edhe atë gjegjësisht në bllokun politik shqiptar, kryeministri Zoran Zaev theksoi se nuk do të ketë rikonstruim tjetër të kabinetit të tij.