Kuvendi nuk i ka numrat për ta zgjedhur prokurorin, përsëritet votimi

Pas dy tentimeve radhazi, Kuvendi nuk arriti të zgjedh kryeprokurorin e vendit pasi nuk kishin numrat e mjaftueshëm, raporton televizioni SHENJA.

Deputetët e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët nuk ishin në sallë gjatë votimit, ndërsa deputetja e PDSH-së, Merale Ferati Uzeiri nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte në sallë.

Në sallë nuk hyri për votim as deputeti Amdi Bajram, tek i cili shumica parlamentare shpresonte për të zëvendësuar bojkotin eventual të Aleancës. Në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë, ndërsa nuk kreu punë as prezenca e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi shpalli pauzë derisa të sigurohet kuorumi i nevojshëm.