Kuvendi nesër zgjedh drejtorin e ATA-s


Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nesër do të mbajë seancë në të
cilën duhet të propozohen zgjedhje e drejtorëve të disa institucioneve dhe anëtarë të
komisioneve, midis të cilëve edhe i Agjencisë Operative-Teknike – AOT dhe revizori kryesor
shtetëror.
Gjithashtu pritet që Komisioni të sjellë propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për
shumën e kompensimit të deputetëve për shfrytëzim të automobilit në pronësi personale
për qëllime zyrtare dhe kompensim të shpenzimeve për taksa rrugore dhe të sjellë vendim
për konfirmim të shumës së kompensimit për qiranë e banesës.
Deputetët duhet të konfirmojnë propozim për zgjedhje të revizorit kryesor shtetëror të Entit
Shtetëror për revizion, për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për
vendosje në shkallë të dytë në sferën e Mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës
kundërvajtëse, të konfirmojnë koeficient për pagë të drejtorit të Agjencisë OperativeTeknike
dhe të konfirmojnë Propozim-vendim për zgjedhje të drejtorit të AOT-së. pritet që
nesër gjithashtu të konfirmohet Propozim-vendimi për zgjedhje të të zëvendësdrejtorit të
Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, për ndryshim të kryetarit dhe anëtarët e
Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të
Komisionit për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri te informatat me karakter publik,
për shkarkim të anëtarit të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës fëmijërore, si
dhe për emërim të një anëtari të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e
Rrugëve.
Komisioni kuvendor duhet të konfirmojë edhe Propozim-vendim për shkarkim dhe emërim
të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave për ndarje të çmimeve shtetërore “8 Shtatori”
dhe “23 Tetori”, ta plotësojë vendimin për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe
zëvendës-anëtarëve të Këshillit kombëtar për euro-integrime, si dhe të Këshillit buxhetor të
Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.