Kuvendi nesër do të debatojë për shkarkimin e Janevës

Foto: B. Grdanoski

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për nesër në orën 13 e caktoi seancën kuvendore në të cilën pikë e vetme është shkarkimi i Prokurores publike Katica Janeva.

Më 5 shtator Komisioni për zgjedhje dhe emërime pas dyerve të mbyllura në mënyrë unanime dhe pa debat e solli konstatimin për t’i propozuar Kuvendit ta shkarkojë Prokuroren publike speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Reket”. Vendimi u soll në bazë të raportit të Këshillit për Prokurorë Publikë për shkarkimin e Janevës për shkak të punës joprofesionale, joligjore dhe të papërgjegjshme.

Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të PP por vetëm për propozimin për shkarkim. Vendimi sillet me shumicë prej dy të tretash dhe me votimin e a.q. të Badenterit ndërsa në fund duhet ta konfirmojë edhe Këshilli i prokurorëve.

Në materialet e vendosura në ueb-faqen e Kuvendit, ndërsa lidhur me shkarkimin e Janevës, krahas konstatimit të Komisionit për të cilin deputetët duhet të debatojnë, janë vendosur edhe pëlqimi prej katër partive politike me numrin më të madh të deputetëve LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Janeva për momentin është në paraburgim si e dyshuara e tretë në rastin “Reket”.