Kuvendi miratoi tre nga ligjet të cila Ivanov nuk i dekretoi


Ако пратениците се вратат во собраниските клупи, тоа ќе значи и поништување на изборните дејствија (Фото: Борис Грданоски)

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot në suaza të  seancës së 97-të miratoi tre ligje  në lexim të tretë që ishin kthyer në Parlament sepse ish presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi.

Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

Këto janë një pjesë e ligjeve të cilat ishin miratuar në periudhën e kaluar, por nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshkrimit të dekreteve nga ana e Ivanovit. me arsyetim se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj me emrin e ri të vendit.

Kuvendi vazhdoi me punë me pikat të cilat kanë mbetur në rendin e ditës të seancës së 94-t.