Kuvendi miratoi më shumë ligje të kthyera nga Ivanovi, mes tyre edhe ligjin për komunikime elektronike dhe ATO-n

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 94-të ka miratuar më shumë ligje të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe i ktheu prapa deri te deputetët, mes të cilëve edhe ligjet për komunikime elektronike, për ATO-n dhe Tatimin për Vlerën e Shtuar (TVSH).

Deputetët, pa debat si ligje në lexim të tretë i kanë votuar edhe ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për sistemin njësportel dhe udhëheqje me regjistrin tregtar të personave tjerë juridik, për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave dhe lokaleve afariste në Republikën e Maqedonisë, për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik dhe siguri në trafikun rrugor.

Zëvendëskryetari i Kuvendit Goran Misovski ka informuar se konform informatës nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin e informon Kuvendin se ka vendosur të mos i nënshkruajë dekretet për më shumë ligje, Kuvendi këto ligje i shqyrton si ligje në fazën e leximit të tretë.

“Konform nenit 75, paragrafi 2, Kuvendi përsëri e ka shqyrtuar Ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë dekretin”, ka thënë Misovski.

Në fillim të seancës së sotme, zëvendëskryetari i Kuvendit ka informuar se pas koordinimit me koordinatorët e grupeve parlamentare është dakorduar të vazhdohet me votimin sipas pikëve, pa debat, për Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivano refuzoi t’i nënshkruajë dhe i ktheu në Kuvend.