Kuvendi me shumicë prej dy të tretave e miratoi ligjin për ministrinë e re


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 93-të me shumicë prej dy të tretave e miratoi Ligjin për Qeveri dhe Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me çka hapet rruga e Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive.

Ligji i cili kaloi në lexim të dytë, parasheh transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri të re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive. Nevoja për shndërrimin e Sekretariatit në Ministri, sipas propozuesve del nga ajo se Marrëveshja e Ohrit është tejkaluar dhe se tani do të punohet vetëm në implementimin e saj. Të gjitha kompetencat e Sekretariatit janë pasqyruar në Ministri, por janë shtuar edhe të reja.