Kuvendi me 81 vota, votoi ndryshimet kushtetuese


Me 81 vota PRO Kuvendi votoi ndryshimet kushtetuese,me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë votim ka mbaruar zyrtarisht procesi për ndryshimet kushtetuese, ndërsa marrëveshja e Prespës do t’i kalojë tashmë Parlamentit grek për t’u ratifikuar edhe atje në mënyrë që gjithçka të konsiderohet e përfunduar.