Kuvendi me 69 vota pro, miratoi Marrëveshjen për emrin


Me 69 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Marrëveshjen për çështjen e emrit.

“Marrëveshja”, Zaev: Vendimi përfundimtarë në duart e qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev kërkoi mbështetje nga deputetët duke thënë se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë.

“Kjo ditë e bën të qartë se do të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.