Kuvendi i Greqisë miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Me 153 vota “për”,  140 “kundër” dhe një të përmbajtur Parlamenti i Greqisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Greqia është vendi i pare i NATO-s që miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe shtetet tjera anëtare të Aleancës.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras edhe njëherë i tha Maqedonisë së Veriut mirëseerdhe. Sipas tij me  Marrëveshjen e Prespës ata kanë bërë atë që është më e drejtë dhe më e mirë, për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.