Kuvendi e miratoi Buxhetin për vitin e ardhshëm

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të seancës të 26-të, sot pasdite me 62 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe të abstenuar e miratoi Buxhetin për vitin 2018, sipas të cilit të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 211,7 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë ose 2,7 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht ulje në krahasim me vitin e kaluar për 0,2 për qind pikë. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,7 për qind. Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje e akcizës së naftës për tre denarë.

Sipas ministrit Dragan Tevdovski, në propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë më shumë mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë, paga më të larta në armatë, shoqëri, arsim dhe kujdes të fëmijëve. Ka më shumë mjete për përafrim deri te standardet e NATO-s, për mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe për masat për punësim, si dhe për investime kapitale, ndërsa ka edhe për kthimin e borxheve paraprakisht të marra dhe detyrimeve të papaguara.

Buxheti, siç tha ministri e tregon përcaktimin e fuqishëm të qeverisë për shpenzim efikas, ekonomik dhe transparent të parave të shtetit.

Në buxhetin për vitin 2018 për pagesën e pagave janë projektuar 27.1 miliardë denarë, ku është paraparë rritje e pagave për pjesëtarët e ARM-së për 10 për qind nga janari edhe për pesë për qind rritje të pagave nga tetori i punonjësve shëndetësorë dhe të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshte. Për mallra dhe shërbime janë projektuar 17.6 miliardë denarë, për transfere sociale 98.8 miliardë denarë, për të drejtat e mbrojtjes sociale janë planifikuar tetë miliardë denarë , ku përfshihen mjete për subvencionimin e pagës minimale në vlerë prej 461 milionë denarë, për investimet kapitale janë ndarë 24.1 miliardë denarë dhe ato janë më të larta për 3.2 për qind që nga viti 2017.

Deficiti buxhetor prej 18,2 miliardë denarë dhe 22,7 miliardë denarë për pagesë të borxheve të vjetra do të nevojiten 40,9 miliardë denarë të cilat shteti do t’i sigurojë përmes kombinimit të huamarrjes jashtë shtetit dhe në tregun vendor përmes letrave shtetërore me vlerë.

Ministri thekson se ulja e deficitit është reflektimi më i mirë i vendosmërisë së Qeverisë për konsolidim gradual fiskal e cila do të arrihet përmes kontrollit të rreptë dhe disiplinës së fuqishme buxhetore në uljen e shpenzimeve më pak produktive, duke siguruar njëkohësisht sasi të konsiderueshme të investimeve kapitale dhe subvencioneve për mbështetje të ekonomisë vendore, si dhe mjete për nivel më të lartë të drejtësisë sociale.

“Jemi fuqishëm të bindur që kjo qasje në linjë të fundit do të sigurojë përmirësimin e performancave ekonomike dhe standardin e jetesës. Në të njëjtën kohë, ulja e deficitit buxhetor paraqet konfirmimi më të mirë për pune të nikoqirit të mirë dhe të përgjegjshme, jo një humbje e parave të popullit siç ishte në praktikë në të kaluarën”, theksoi ministri.

Pritet që në vitin e ardhshëm ekonomia vendore në mënyrë plotësuese të rimëkëmbet nga ndikimet negative të pasigurisë politike në vend në gjysmën e parë të këtij viti. Projeksioni për rritjen reale ekonomike për vitin e ardhshëm është 3,2 për qind.

Nxitës i konsiderueshëm i rritjes ekonomike pritet të jetë konsumi privat i cili pritet të shënojë rritje prej 2,8 për qind në bazë reale.

Në seancën në të cilën debatohej për Propozim buxhetin plotësues për vitin 2018 nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.