Kuvend, sot takim koordinues mes grupeve parlamentare


Përfaqësuesit e grupeve parlamentare sot do të zhvillojnë takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për të përcaktuar intensitetin e punës së këtij institucioni gjatë javës që vjen.

Akoma është e paqartë nëse do të mund të caktohen seanca gjatë të hënës ose brenda javës. Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë plenare dhe shumë pak seanca të komisioneve gjatë dy javëve të kaluara, transmeton Alsat M.

Ngërçi u krijua pasi partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE-ja dorëzoi mbi 35 mijë amendament për ligjin e gjuhëve, përpunimi i të cilëve mori më shumë kohë. Shumica kanë konfirmuar se koordinohen për të gjetur mekanizma për miratimin e sërishëm të ligjit pasi opozita ka bërë të qartë se nuk heq dorë nga amendamentet.