Kuvend, pritet ratifikimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë


Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov, sot në Kuvend do të prezantojë programin dhe prioritetet e punës së presidencës bullgare në Këshillin e BE-së, si dhe pritet ratifikimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Në seancën e Komisionit për çështje evropiane të cilën e udhëheq Artan Grubi, përveç ambasadorit Petkov, do të marrin fjalën edhe zëv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar