Kuvend, pritet përkthimi në shqip i amendamenteve të VMRO-së


Sot vështirë se deputetët do të fillojnë debatin rreth amendamenteve të ligjit për gjuhët, pasi numri prej 35 mijë amendamentesh, shërbimet e Kuvendit ende nuk i kanë përkthyer në gjuhën shqipe, mëson POST.mk.

Kjo ka qenë një nga temat që shefat e grupeve parlamentare ende po koordinohen tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Debati rreth amendamenteve të ligjit për gjuhët, sipas paralajmërimeve në Kuvend, me siguri do të fillojë nesër, pasi 35 mijë amendamentet e VMRO-së do të përkthehen dhe dorëzohen deri te deputetët. Pritet që sot përfundimisht të votohen nënkryetarët e Kuvendit.