Kuvend, miratohet Ligji për amnisti


Me 95 vota për miratohet Ligji për amnisti. Të akuzuarit pas miratimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti.

Deputeti nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski dhe Panço Minov nga GROM gjithashtu i’u bashkuan votimit.

Kurse Aleanca për Shqiptarët nuk votoi. Kreu i ASH-së propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin.