Kuvend, kuorumi mbetet problem


Në fillimin e seancës së 34-të të Kuvendit është dhënë pauzë prej gjysmë ore pasi nuk është siguruar kuorum për votimin e propozimit në procedurë të shkurtuar që të sillen ndryshimet e ligjit për ndërtim.

Para saj, deputetët votuan të diskutohet për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor nga deputetët Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Jovan Mitrovski, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili dhe Goran Milevski, transmeton Medial.mk.