Kuvend, kryeministri do të jetë në krye të Komisionit për falje


Në koordinimin mes kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend është vendosur që propozimi për formimin e Komisionit Parlamentar për Falje dhe Paqe të propozohet nga ideatori kësaj çështje, kryeministri Zoran Zaev. Grupet parlamentare në parim janë marrë vesh që komisioni të përbëhet nga numri i njëjtë i anëtareve nga shumica dhe opozita./Gazeta e Pavarur