Kushtetuta, përdorimi i emrit dhe identiteti- pikat më kontestuese


Kërkesa greke për ndryshimin e Kushtetutës, spektri i përdorimit të emrit të ri, por edhe identiteti sipas mediave greke janë pikat për të cilat Athina dhe Shkupi kanë dallime në qëndrimet e tyre.

Vizita e sotme e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në Shkup është madje një nga temat kryesore në mediat e atjeshme.

Gazetarët në Greqi theksin e vënë në faktin se bisedimet për emrin hyjnë në fazë ky[e, me propozime nga dyja palët, por edhe faktin se për herë të parë pas një pauze prej 10 vitesh, Koxias me fluturim direkt nga Athina do të arrijë në Shkup. Koxias do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, për t’u prezantuar draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre. /Medial.mk/