Kush zavendëson ministrat e dorëhequr të ASH-së?


Zëvendës-ministrat e dorëhequr të Aleancës për shqiptarët (ASH) me gjasa do të zëvendësohen nga funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa drejtorët dhe funksionet tjera të cilët i ishin të ASH-së do të ndahen midis BDI-së dhe partnerëve me të vegjël të kryeministrit Zaev, mëson Zhurnal.

Nga Qeveria për Zhurnal thonë se ende nuk është diskutuar minis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev për freskimin apo jot ë koalicionit qeveritar edhe me ndonjë parti tjetër politike.

“Ende nuk kanë biseduar Zaev dhe Ahmeti në këtë temë. Momentalisht në parlament janë pika më të rëndësishme dhe se breda dy apo tre javësh do të propozohen edhe emrat të cilët do ti plotësojnë vendet e zbrasta”, thonë për Zhurnal burime nga Qeveria.

Nga ana tjetër, Zhurnal mëson se variant që BDI ti plotësojë vendet e zv/ministrave të ASH-së në ministrinë e Jashtme, Pushtetit Lokal dhe në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është duke u shqyrtuar seriozisht në selin “blu”.

Sipas një projeksion të kryemnistrit Zaev ai nëse zgjidhet çështja e emrit deri në fund të vitit 2018, bashkë me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fillim të vitit 2019, parashikon edhe mbajtjen e zgjedhjeve paralamentare. Me këtë mundësohet edhe ky skenar i mundëshm që BDI ti zëvendësoj funksionarët e deritanishëm të ASH-së në Qeverinë reformatore.

“Dy deputetët e ASH-së, kryeministri Zaev i ka zëvendësuar me tre apo katër deputet tjerë të cilët kanë aderuar nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në në shumicën parlamentare. Me këtë numrin prej 63 deputetesh në shumicën parlamentar edhe pa ASH-në apo ndonjë parti më të vogël është arritur. Pra me këtë logjik BDI duhet ti marrë 3 zëvendës ministrant e ASH-së dhe postin e sekretarit shtetëror në ministrin e drejtësoisë, ndërsa drejtorit të cilët i takonin ASH-së sipas projeksionit të parë do të ndahen midis BDI-së dhepartive të vogla të deputetëve që aderuan nhga VMRO-ja në shumicën parlamentare”, thonë burime partiake për Zhurnal.

Me këtë bien edhe pretendimet e PDSH-së së Thaçit dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit dhe Lëvizjes BESA të krahut të Shkupit për tju bashkangjitur koalicionit Qeveritar.

Po ashtu Zhurnal mëson se më këtë veprim BDI dëshironë që të krijoj më shumë mundësi punësim dhe avancimi për anëtarët e saj me qëllim të ngritjes së partisë nga rrënia që kishte në zgjedhjet e funsit parlamentare, por jo vetëm ajo në zgjedhjet e ardhëshme paralamentare do të jetë në koalicion edhe me një parti tjetër shqiptare.