Kurz u prit me flamur të Letonisë, Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Austrisë


Kancelari austriak Sebastian Kurz sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, ka vendosur atë të Lituanisë.

Për gabimin protokollar, Qeveria e Maqedonisë zyrtarisht i ka kërkuar falje  Austrisë.

“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurz në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë”,