Kurc: E përshëndes vendimin historik të Maqedonisë


Kancelari austriak Kurc gjatë hapjes së konferencës ” Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./alsat/

E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin vendim Maqedonia ka dërguar sinjale inkurajimi, jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin”, u shpreh sot Kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili së bashku me presidenti malazez Milo Gjukanoviç hapën konferencën në Budva.

Në konferencë delegacion i Maqedonisë është i kryesuar nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi./Gazeta e Pavarur