Kumucakos: Nuk do ta mbështesim Protokollin për anëtarësim të Shkupit në NATO


Sot jemi këtu të bisedojmë për hapin e fundit, formal për një detyrim të vendit, vendim i cili doli  pas ratifikimit të Marrëveshjes së dëmshme të Prespës, tha përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë më të madhe opozitare, Jorgos Kumucakos duke folur si raportues i draft ligjit para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje Kombëtare dhe Çështje të Jashtme në Parlamentin grek dhe e përsëriti qëndrimin e Demokracisë së Re se nuk do të votojë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Nuk votojmë për protokollin për inkuadrim të Shkupit në NATO, sepse kjo formalisht del nga marrëveshja, e cila është e qartë se është e dëmshme, sepse kjo është marrëveshja e parë, historike, në të cilën Greqia jep lejen e saj, nënshkrimi i saj në pranimin se ekziston gjuhë maqedonase dhe nacionalitet maqedonas. Kombinimi i emrit Maqedonia e Veriut me pranimin nga Greqia se ekziston gjuhë dhe komb maqedonas është bazë për zhvillim të post-irredentizmit prespan të Ballkanit”, tha deputeti i Demokracisë së Re.

Kumucakos porositi se Marrëveshja e Prespës nuk është balancuar, ndërsa “populli grek asnjëherë nuk do ta dëshirojë”.

“Kjo marrëveshje, integrimi në NATO është materiali i parë, i prekshëm, konkret, rezultat pozitiv për Shkupin. Ata, tashmë filluan që të kenë rezultate pozitive nga Marrëveshja e Prespës. Dhe do të pasojë gjithashtu detyrim i Greqisë, mbështetje për fillim të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Çka kanë grekët, pozitive nga ratifikimi i kësaj marrëveshje? Kjo është çështja kryesore në të cilën duhet të përgjigjeni”, porositi Kumucakos dhe shtoi se “në Shkup festojnë dhe është logjike kjo, ndërsa grekët edhe më tutje janë në mosbesim dhe plotësisht negativ për këtë marrëveshje”.

Përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re u kthye edhe në “ditën e ardhshme pas anëtarësimit në NATO”, duke u pyetur se cili do të ishte qëndrimi dhe në cilën anë do të ishte Shkupi në rast të mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Ankarasë për çështje të caktuar.