KUJDES/ Indikacione për trazira të shtunën në Shkup, ja kush paralajmëron dhe ka një porosi?!

Të shtunën ka indikacione se do të organizohet një protestë me tentime për të nxitur tensione dhe trazira. Këtë e theksoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski në emisionin 1TV.

“Të shtunën serish do të organizohen protesta dhe kemi indikacione se po organizohen trazira. Unë nga ky emision apelojë që të heqin dorë nga skenaret e errëta, për shkak se shteti nuk do të lejojë që të përfshihet në skenare të tilla”, theksoi ministri Spasovski.

Sipas tij, ekipet e tifozëve duan të tregojnë forcë para policisë, por është keq kjo që po ndodhë në protesta.

Ai përjashtoi paralelen që po bëhen mes ish-Revolucionit të Larmë që rrëzoi qeverisjen e kaluar dhe protestave të tanishme. Ministri Spasovski theksoi se policia do të veprojë me përgjegjësi për të mbrojtur rendin dhe qetësinë.