KSHZ: Organet zgjedhore të punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi


Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) apelon tek të gjitha organet zgjedhore, që përfshihen në procesin e organizimit dhe zbatimit të Referendumit 2018, punën e tyre ta përfundojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, në pajtim me procedurat ligjore.

Vëzhguesit e akredituar, gjatë kryerjes së vëzhgimit, siç theksojnë nga KSHZ-ja, janë të detyruar që të respektojnë rregullat dhe procedurën nga Kodeksi për vëzhgim të referendumit 2018 dhe në mënyrë konsekuente t’i zbatojnë rregulloret ligjore që dalin nga ky Kodeks. Vëzhguesit janë të detyruar t’i njohin dhe respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor, Ligjit për referendum dhe forma të tjera të prononcimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve si dhe Kodeksin për vëzhgimin e referendumit dhe të respektojë dispozitat me të cilat rregullohet procedura për zbatimin e referendumit, të mos jenë të anshëm në realizimin e detyrimeve të tyre, të mbajnë autorizime-bexh të dhënë nga KSHZ-ja si dhe konkludimet e tyre duhet që t’i bazojnë në fakte të dokumentuara.

Nga KSHZ-ja gjithashtu theksojnë se vëzhguesit e akredituar gjatë zbatimit të procedurës për Referendumin nuk duhet që të ndikojnë në çfarëdo mënyre në ditën e prononcimit në referendum, si dhe në procedurën gjatë numërimit të votave, nuk duhet që të mbajnë simbole partiake, t’i japin udhëzime votuesve, organeve zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar dhe nëpunësve personalë të autorizuar dhe të ndikojnë në punën dhe në vendimet e organeve zgjedhore./Gazeta e Pavarur