KSHZ: Jehona në votim deri në orën 10 është 6,05 për qind

Deri në orën 10 në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale për  votim kanë dalë 81.869 persona,  përkatësisht 6,05 për qind, kumtoi zëdhënësja e  Komisionit Shtetëror Zgjedhor Lupka Guguçevska.

Ajo shtoi se  në vendvotimet  tashmë tre orë e gjysmë votimi rrjedh pa ndonjë parregullsi.

“Me vonesë prej një orë ishte hapur një vendvotim  në komunën Bogovinjë me numër 2073. Edhe atje votimi tashmë ka filluar  dhe rrjedh pa probleme, ndërsa do të vazhdohet për aq  sa ka zgjatur  ndërprerja. Një vendvotim në komunën e Studeniçanit 2344 deri në këtë moment ende nuk është hapur. Me shikim se hapja vonon më shumë se tre orë votimi sot nuk do të mbahet”, kumtoi Guguçevska.