KSHZ: Jehona deri në orën 18:30 është 39,71 për qind


Jehona në raundin e parë të Zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 arrin 39,71 për qind prej 91,54 për qind të përpunuara nga vendvotimet apo për të votuar kanë dalë 700 mijë qytetarë, kumtoi sonte në konferencën për media kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Jehonë më të madhe ka në Gjevgjeli 59,25, Kavadar 53, Karposh 49,89 për qind, ndërsa më e ulëta është në Bogovinë 17,93 për qind.

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e kishin mundësinë të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve të gjashta presidenciale. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment kanë qenë në objektin ku votohet.

Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 vende të huaja në zgjedhjet e gjashta presidenciale mundësinë për të votuar e kanë pasur 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Vendvotimet u hapën në orën 7:00.