KSHZ-ja fillon përgatitjet për referendum


Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar mbledhjen e parë në të cilën në rend dite ka miratimin e Rregullores së punës për referendumin. Në mbledhjen e parë definohet kalendari i aktiviteteve të cilat janë të domosdoshme për organizimin e referendumit.

Fillimisht pritet që të bëhet kompletimi i trupave zgjedhor në nivele lokale dhe vendore, trajnimi i komisionerëve, si dhe përgatitja e materialeve të nevojshme për ditën e votimit.

Ditë më parë kryetari i ri tha se KSHZ është e gatshme për të organizuar dhe mbajtur referendumin edhe pse shumica prej anëtarëve të posazgjedhur janë pa përvojë në këtë fushë. 7 anëtarët aktual u zgjodhën vetëm para disa ditëve, pas një zvarritje të gjatë procedurale që erdhi si pasojë e kushtëzimeve që bënte VMRO-DPMNE, e që u tejkaluan me takim liderësh. /Shenja/