KSHZ është e gatshme për zgjedhjet presidenciale


Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme të rregullta presidenciale në vitin 2019 tashmë ka përgatitur plan të hollësishëm operativ, ndërsa janë miratuar një numër i madh i akteve nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve.

Nëse sillet vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siç deklaroi zëdhënësja Lupka Gugushevska, KSHZ-ja është e gatshme edhe për këtë.

“Kemi përvoja paraprake për zbatimin e dy proceseve zgjedhore paralelisht”, tha ajo.

Duke e pasur parasysh realizimin e të drejtës zgjedhore të të gjithë qytetarëve, bashkëpunimi strategjik i KSHZ-së është me MPB-në. Në këtë drejtim, sipas Kodit Zgjedhor, MPB është e detyruar që ditën e ardhshme nga dita kur do të shpallen zgjedhjet deri te KSHZ-ja t’i dorëzojë të dhënat e qytetarëve të cilat pastaj do të shënohen në Listën Zgjedhore.

“MPB deri te KSHZ-ja i dorëzon të dhënat e qytetarëve të cilat janë plotësuar, gjegjësisht kanë mbushur 18 vite, dhe të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë letërnjoftim ose pasaportë valide”, sqaroi Guguçevska.

Lista Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të vendoset në  inspektim publik më së voni 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe në periudhën prej 20 ditëve për inspektim qytetarët do të kenë kohë që të shohin se a janë shënuar dhe a janë shënuar me të dhëna të sakta dhe të dorëzojnë nëse ka nevojë kërkesa adekuate deri te repartet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

KSHZ-ja në bazë ditore e azhuron Listën Zgjedhore, theksoi Guguçevska, me ndryshime të të dhënave të votuesve, shlyerjen e të dhënave, varësisht nga statusi i arritjes së të drejtës personale zgjedhore të votuesve ose ndryshime të të dhënave personale.

KSHZ-ja iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që t’i tërheqin dokumentet e përgatitura nga Shërbimet administrative të MPB-së. Apelon që këtë ta bëjnë më së voni deri të premten më 8 shkurt. Nëse nuk i tërheqin dokumentet e tyre, këto qytetarë nuk do të shënohen në certifikatat e Listës Zgjedhore të cilat do të vendosen për inspektim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Reparti për punë administrative – Shkup dhe repartet për punë administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Shtip, Strumicë dhe Tetovë punojnë çdo ditë punë prej orës 7 deri në orën 21 dhe secilën të shtunë të parë të muajit prej orës 8 deri në orën 16, përderisa njësitet rajonale nën kompetencat e tyre prej orës  7.30 deri në orën  16.30.