KSHZ: Deri më sot janë paraqitur 542 kërkesa për votim nga diaspora


Deri më sot në orën 13:00, gjithsej janë paraqitur 542 kërkesa nga qytetarët për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit të cilat janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përmes ueb faqes dijaspora.sec.mk.

Në deklaratën e KSHZ-së thuhet se prej tyre 473 aplikime janë pranuar, nëntë janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në përpunim.