KSHPK: Nuk ka konflikt interesash në përzgjedhjen e Bajramit si anëtar i Komisionit


Nuk ka përplasje të interesit në përzgjedhjen e Nuri Bajramit si anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është baxhanaku i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, vendosi Komisioni në seancën e sotme.

Sipas kryetares së komisionit të antikorruosionit, Biljana Ivanovska, sipas nenit 8, paragrafi 4 nga Ligji për pengimi e konfliktit të interesave nën  termin persona të afërt konsiderohen krushqia deri në shkallën e dytë.

“Në pajtim me  atë që për krushqi deri në shkallën e dytë konsiderohen prindërit e bashkëshortëve ose motra e bashkëshortëve, konsiderojmë se nuk bëhet fjalë për konflikt të interesave. Duke u nisur nga ajo që me ligj nuk përfshihen të gjitha gjendjet, do të kryhen verifikimet e ligjeve me qëllim që të pengohen këto lloj situatash”, tha Ivanovsoka.

Me short  sipas përzgjedhjes së rastësishme  në seancën e sotme, që ishte e hapur për mediat, Bajrami u zgjodh nënkryetar i Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit.

Në fund të seancës Bajrami tha se nuk fsheh asgjë sepse, e gjithë procedura  ka qenë transparente. Konkurrova, tha, sepse konkursi ishte publik po ashtu edhe procedura, dhe sepse kam përvojë  të cilën mund ta transmetoj. Ai shtoi se nëse e ndjen se nuk mundet që të bëjë mjaftueshëm ose se është pengesë për komisionin mund edhe të tërhiqet.

“Mund t’ju garantoj, nuk ka me rekomandim partiak këtu. Nuk jam linku i askujt. Bashkëshortja ime punon në sektorin privat, djali është shpërngulur nga vendi për shkak të asaj që po ndodh, Nuk jam këtu që t’i shërbej partive politike. Notova në këto ujëra dhe dhjetë vitet e fundit po përpiqem që  rreptësisht të mos  komunikoj me asnjë. Për mua nuk ka  miq të ngushtë apo farefis të afërm, nuk mundet të ndikojë asnjë”, tha Bajrami.