Kryetari i Kuvendit Xhaferi për vizitë të parë në Suedi


Xhaferi gjatë qëndrimin në Suedi do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të qytetit të Stokholmit Louise Erlandsson Slorach, do të ketë edhe takime me nëpunësit dhe hulumtuesit e Shkollës së Ekonomisë në Stokholm, ndërsa do të vizitojnë edhe Muzeun Vasa dhe Muzeun Nobel.

Mbretëria e Suedisë është monarki kushtetuese. Nga viti 1973 shef i vendit është mbreti Kral XVI Gustaf. Parlamenti njëdhomësh Riksdag numëron 349 deputetë të cilët zgjidhen përmes modelit proporcional me mandat prej katër viteve. Kryeministri i Suedisë nga viti 2014 është Stefan Löfven nga Partia Socialdemokrate.

Marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Suedisë janë vendosur në vitin 1993. Nga viti 2002 Mbretëria e Suedisë në komunikimin dypalësh e përdor emrin kushtetues derisa në tubimet ndërkombëtare e përdor referencën.