Kryetari Çairit Ganiu jep shembull të jashtëzakonshëm për politikën


Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për bamirësi.

“Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit. Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për: trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërtimi i këndëve me lojëra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre, mbështetja e organizatave humanitare”, ka bërë të ditur Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Ai ka bërë të ditur se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdojë t’a shfrytëzojë veturën tij personale.