Kryeministri Zaev pret zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit


Në prag të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me deklaratë të shkurtër në lidhje me temën më aktuale në vend dhe Greqi, çështja e emrit. Zaev apelon deri tek gjithë që janë të përfshirë në procesin e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit të kenë parasysh afatet kohore të cilët janë të kufizuar.

“Të gjithë dëshirojmë që deri në fund të muajit maj ta zgjidhim atë, sepse në qershor do të ketë vendime nëse Maqedonia do të marrë datë për hapjen e negociatave ose jo”, tha Zaev lidhur me mosmarrëveshjen e emrit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike.