Kryeministri Zaev në takim pune të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Sofje


Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në takimin e punës të kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker dhe kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov, si kryeministër i një vendi kryesues me BE-në me shefat e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, që më 1 mars do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Temë e takimit janë mundësitë për përshpejtim të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përmirësimi i lidhshmërisë të tyre.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, krahas kryeministrit Zaev, në takim është paralajmëruar të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, i Malit të Zi Svetozar Markoviq, si dhe presidentët e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i presidencës së BeH-së Dragan Çoviq.