Kryeministri Zaev në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor në Londër


Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar sot në Londër do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në Samitin investues, i cili është në organizim të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të marrin pjesë shefat e qeverive të të gjitha gjashtë vendeve të rajonit, të cilat do të kenë mundësi t’i prezantojnë potencialet për investim para 200 përfaqësuesve të kompanive të cilat lanë treguar interes t’i zgjerojnë bizneset e tyre në rajon.

Sivjet, theks në Samit është vendosur në promovimin e projekteve në fushën e transportit dhe energjisë. Sipas BERZH-it, plani është që të diskutohet për mënyrat për vazhdimin e axhendës për “lidhje të buta”. Element kyç nga kjo është krijimi i hapësirës së vetme investuese që përfshin harmonizim të legjislacionit, evitimin e barrierave jotarifore, përforcimin e mjedisit afarist në rajon dhe lehtësimin e investimeve të huaja.