Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror


Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 25-të dhe 26-të janar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror i cili do të mbahet në Davos, Zvicër, njoftoi pres shërbimi i Qeverisë.

Projektet dhe iniciativat programore që do të prezantohen në takimin e 48-të të Forumit Ekonomik Botëror janë me temë “Krijimi i të ardhmes së përbashkët në botën e ndarë”.

Forumit Ekonomik Botëror është organizatë ndërkombëtare e cila në shkallë botërore punon në futjen e modelit të menaxhimit korporativ ku vlerat respektohen njësoj si edhe rregullat, citon pres shërbimi qeveritar.