Kryeministri Zaev beson se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave


Kryeministri Zoran Zaev personalisht mendon se vendi në tetor do të marrë datë për fillimin e negociatave, ndërsa se në dhjetor do të fillojë me hapjen e kapitujve 23 dhe 24. Kjo, sipas tij, do të jetë një shpërblim për gjithçka që ka bërë Republika e Maqedonisë së Veriut. Për udhëheqësin e re të BE-së konsideron se janë miq të dëshmuar të vendit dhe se do të punojnë edhe në interes të vendeve kandidate, por edhe për progresin e Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur se në tetor ne do ta marrim vendimin për fillimin e negociatave. Në këtë rast BE-ja të reformohet, të debatojë, ne do të negociojmë për kapitujt.  Në fund nëse do të ketë zgjerim të Unionit apo jo kemi kohë të shohim të paktën deri në vitin 2025. Edhe pse debati për reforma, për ndryshim, për të ardhmen e BE-së është çështje e hapur për të cilën diskutojnë institucionet evropiane,  Unioni dhe vendet anëtare, ata kanë konfirmuar se mund ta reformojnë BE-në, ndërsa në të njëjtën kohë ta ruajnë motivimin e vendeve kandidate në avancimin drejt anëtarësimit”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Besoj, tha kryeministri Zaev, se Evropa nuk ka të ardhme pa zgjerim, pa vende të reja anëtare dhe e di që këtë e di BE-ja, ndërsa ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë argumentet tona.

Kryetarja e re e KE-së Ursula fon der Lajen, sipas kryeministrit, është mike e dëshmuar e Maqedonisë. Ajo, tha, si ministre e deritanishme e Mbrojtjes të Gjermanisë gjithmonë e ka mbështetur vendin, më saktë për integrimin në NATO.

“Ajo sjellë një ndjenjë të madhe  për zgjerimin si proces, nëse është ajo për në NATO apo BE. Në kryetaren e re ne kemi mike të madhe”, tha Zaevi pas inaugurimit të Qendrës së Kontrollit për Pika Pagesore në Petrovec.

Ai shtoi se ka pasur rast deri më tani të kontaktojë edhe me funksionarët e tjerë të rinj të BE-së, të cilët siç tha, do të punojnë në interes së vendeve kandidate, por edhe për Unionin.