Kryeministri grek ka një përgjigje për Ivanovin


Kryeministri grek Aleksis Cipras ka komentuar qëndrimin e presidentit Maqedonas Gjorge Ivanov se ai nuk pranon zgjidhje Erga Omnes.

Sipas Cipras, qëndrimi i Greqisë është i qartë. Për zgjidhjen e problemit dhe për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është e domosdoshme që të arrihet kompromis për emër me përcaktim gjeografik ose kohorë për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe ndryshim i Kushtetutës.

Ky është qëndrimi i kryeministrit dhe qeverisë greke, pas njoftimit të djeshëm të Kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov se nuk pranon “erga omnes’./lajm