Kryeministri bullgar përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar për emrin


Kryeministri bullgar Bojko Borisov i përshëndeti kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, si dhe ministrat për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëveshjen mes dy vendeve që është nënshkruar në sot në Prespë.

Marrëveshja për çështjen e emrit i hap rrugën Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria çdoherë e ka mbështetur fqinjin e saj në këtë rrugë. Më me rëndësi tani është që të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit të kuptojnë se kjo marrëveshje nuk shpie në pretendime territoriale ose probleme tjera, përkundrazi do na ndihmoj të jetojmë më mirë së bashku – deklaroi kryeministri Bojko Borisov.